Arsenal vjen me transferim të madh nga Spanja

13:27 | 24 Dhjetor 2019

Arsenali, po kërkon të bëjë një lëvizje për yllin e Atletico Madrid, Thomas Lemar, në dritaren e transferimit të janarit.

24-vjeçari ka qenë duke luftuar që nga momenti i anëtarësimit në klubin me qendër në Madrid dhe është raportuar në të kaluarën se skuadra spanjolle po kërkojnë ta shesin atë në muajt e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Sipas raportit të fundit, Arsenali është i vendosur të sjellë Lemarin në Londrën e Veriut në dritaren e transferimit të mesit të sezonit, në mënyrë që të forcojë skuadrën e tyre për pjesën tjetër të fushatës.

Lemar ka qenë me Atletico që nga vera e vitit 2018 kur u transferua nga AS Monaco për një tarifë të raportuar transferimi prej 70 milion €./ORAinfo/

Komento: