Arsenali “blindon” mbrojtësin që shkëlqeu këtë sezon

21:33 | 12 Janar 2021

Arsenal ka rinovuar kontratën me Holding.

Ish mbrojtësi i Bolton është shpërblyer me kontratë të re pasi që ka qenë i pazëvendësueshëm me skuadrën e parë këtë sezon.

Mbrojtësi i Arsenalit, Rob Holding, ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën nga Emirates Stadium.

25 vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vite e gjysmë që do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2024 me mundësi që ta zgjat atë edhe një vit.

Ish mbrojtësi i Bolton raportohet se ishte afër largimit nga klubi si i huazuar në verë por tani ai është startues në skuadrën e parë të Gunners, duke bërë paraqitje më se shumti deri me tani në Premier Ligë se çdo mbrojtës tjetër.

“Prej që kam filluar si menaxher, jam jashtëzakonisht i mahnitur për kontributin e Robit në këtë klub, në zhveshtore si dhe jashtë e brenda fushës. Kualiteti i punës së ti shihet çdo ditë në fushë dhe ai është i shkëlqyeshëm ku çdo ndeshje po ka paraqitje të nivelit të lart”, tha trajneri i Arsenalit Mikel Arteta pas nënshkrimit të kontratës.

“Ne jemi të lumtur që Rob ka nënshkruar zgjatjen e kontratës së re. Ai është 25 vjeçar kështu që është në kulmin e karrierës së tij dhe ne jemi të lumtur që ai është me ne gjatë këtyre viteve”, tha drejtori teknik i Arsenalit, Edu.

Holding ka afër 100 paraqitje me Arsenalin prej që ju bashkua atyre nga Boltoni gjatë sezonit 2016-17 dhe ishte pjesë e skuadrës së Gunners që mposhti Chelsean në finale të FA Cup në fund të sezonit të kaluar.

Komento: