Arsenali del me komunikatë për gjendjen e Granit Xhakës

19:26 | 05 Nëntor 2021

Arsenali del me komunikatë për Granit Xhakën, ja kur rikthehet në fushë!

I dëmtuar që në datën 26 shtator në derbin ndaj Tottenham aty ku nisi edhe kthesa e Arsenalit në këtë sezon, Granit Xhaka ka qenë mungesa e madhe e topçinjve gjatë këtyre javëve të fundit në Premier League.

Pavarsisht se rikuperimi po ecën me ritme të kënaqshme duhet ende kohë që tifozët e Arsenalit të shohin sërish në fushë futbollistin me origjinë shqiptare. Ka qenë vetë klubi londinez që ka dalë me një komunikatë lidhur më gjëndjen e Granit Xhakës.

“Granit Xhaka ka të lënduar gjurin e djathtë, por është duke bërë hapa të rëndësishëm drejt rikuperimit edhe pse ndodhet ende në fazën fillestare të shërimit.

Xhaka vuan nga një lëndim i ligamentit medial të gjurit të pësuar më 26 shtator. Synimi aktual është që Graniti të rikthehet në stërvitje të plotë me grupin në fillim të vitit të ri” lexohet në faqen zyrtare të Arsenalit.

Gjasat janë që Xhaka të zbresë në fushë me topçinjtë rreth javës së 3-të të janarit.

Komento: