Arsenali e gjen zëvendësuesin e Mesut Ozilit

14:16 | 05 Qershor 2020

Arsenali e gjen zëvendësuesin e Mesut Ozilit.

Skuadra e Arsenal pas disa vitesh më në fund duket se e ka gjetur një zëvendësues ideal për mesfushorin, Mesut Ozil.

Sipas ‘Voetbal International’, klubi londinez është afër transferimit të mesfushorit turk të Feyenoord, Orkun Kokcu, transmeton Indeksonline.

19 vjeçari super i talentuar ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 6 asiste për skuadrën holandeze këtë sezon.

Londinezët besojnë se ai është i duhuri për ta zëvendësuar Mesut Ozilin.

Kokcu pritet t’i kushtoj rreth 23 milionë funta skuadrës së Arsenalit.

Komento: