Arsenali me transferim të ‘çmendur’ nga Serie A

18:40 | 05 Nëntor 2021

Arsenali i vendosur për transferimin e Vlahovic, shprehen gati për të paguar çmimin e kërkuar nga Fiorentina.

Arsenali raportohet se është duke e kërkuar transferimin e Dusan Vlahovicit në afatin e janarit.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se së fundmi ka pasur një takim mes zyrtarëve të të dy klubeve.

Sipas Di Marzios, Arsenali dëshiron ta sjellë Vlahovicin në “Emirates” që në janar, duke bërë edhe një sakrificë të rëndësishme nga ana ekonomike.

Fiorentina thuhet se kërkon së paku 80 milionë euro për sulmuesin serb dhe “Topçinjtë” janë të gatshëm ta paguajnë këtë shifër, me përfshirje të disa bonuseve.

Megjithatë, një problem thuhet se është te përfaqësuesit e lojtarit, pasi ata vlerësojnë se do të ishte më mirë të shqyrtohen edhe ofertat e tjera, sidomos ata që i presin në verën e ardhshme.

Nga ana tjetër, klubi i Fiorentinas thuhet se është i gatshëm ta shesë 21-vjeçarin në janar, për të planifikuar pastaj transferimin e një zëvendësuesi të tij. Domenico Berardi është një nga të dëshiruarit e “Viola”.

Ndryshe, Dusan Vlahovic po kalon një formë të mirë edhe në këtë sezon, pasi deri tash ka shënuar tetë gola në 11 paraqitje në Serie A.

Reprezentuesi serb sezonin e kaluar e kishte mbyllur me 25 gola në 34 paraqitje.

Komento: