Arsenali merr lajmin ‘katastrofal’ për yllin e skuadrës

21:05 | 02 Janar 2020

Një lajm shumë i keq ka ardhur për skuadrën e Arsenalit.

Gëzimi për fitoren kundër Manchester United, nuk i ka zgjatur shumë Arsenalit.

Ekipi nga Londra ka marrë një lajm të keq gjatë ditës së sotshme, transmeton Indeksonline.

Mbrojtësi, Calum Chambers do të jetë jashtë fushave për 9 muaj. Kjo për shkak të një lëndimi që e mori kundër Chelseas.

Chambers nuk ka shumë kohë që është kthyer nga lëndimi, por duket se fati nuk është me të.

Komento: