Arsenali mposhtet nga Villareali në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League

23:09 | 29 Prill 2021

Villareali mposht Arsenalin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të EL.

Villareali ka fituar takimin e parë gjysmëfinal në kuadër të Europa League.

“Nëndetësja e Verdhë” arriti të shënojë dy gola të shpejtë në pjesën e parë duke ë zënë në befasi skuadrën e Mikel Artetas.

Trigueros i dha avantazhin skuadrës së Villarealit në min 5’ pas një asistimi nga Chukëueze.

Raul Albiol shënoi golin e dytë, në min 29.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Villarealit.

Në pjesën e dytë, Arsenali arriti të shënojë, por me vështirësi, pasi Ceballos u ndëshkua me të kuq në min 57.

Nicolas Pepe shënoi gol në min 73’ nga penaltia për Arsenalin.

Capoue u ndëshkua me të kuq, dhe skuadrat mbetën me na 10 lojtarë në fushë.

Gjithçka mbetet e hapur për në takimin e dytë.

Rezultati final, Villareal 2-1 Arsenal.

https://www.youtube.com/watch?v=H0uUVihO-Qo&feature=emb_title

Komento: