Arsenali po largon nga skuadra pesë lojtarë, në mesin e tyre edhe Mustafi

18:22 | 23 Mars 2020

Arsenali po përgatitet për t’u ndarë me pesë lojtarë.

“Topçinjtë” pritet të bëjnë ndryshime të mëdha, ndërsa njëri prej të larguarve mund të jetë edhe Shkodran Mustafi

Arsenali po planifikon të ndahet me pesë futbollistë në fund të këtij sezoni.

Për këtë është i bindur mediumi “Football London”, përcjell Express.

Shkodran Mustafi, Sokratis Papastathopoulos, Sead Kolasinac, Mohamed Elneny e Henrikh Mkhitaryan pritet të lirohen nga “Gunners” gjatë verës që vjen.

Trajneri Mikel Arteta po mendon ta ndërtojë një ekip që i përshtatet filozofisë së tij.

Prandaj, lojtarët në fjalë nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Mustafi, edhe pse kohëve të fundit ka shfaqur stabilitet, nuk pritet të vazhdojë të luajë në “Emirates Stadium”.

Mkhitaryan aktualisht është i huazuar në Romë, por nuk pritet të rikthehet më tek “Topçinjtë”.

Komento: