Arsim Bajrami komenton rrëzimin e mundshëm të presidentes: Nëse aprovohet, gjykata tregon efektet e vendimit

23:52 | 30 Mars 2023

Bajrami komenton rrëzimin e mundshëm të presidentes: Nëse aprovohet, gjykata tregon efektet e vendimit.

Një vendim që pritet të merret shpejt nga Gjykata Kushtetuese, e që ka të bëjë me ankesën e dy deputetë nga radhët e minoriteteve, mundet që eventualisht ta rrëzojë nga pozita presidenten Vjosa Osmani.

Në lidhje më këtë temë, profesor Arsim Bajrami, ka thënë se një debat i tillë për këtë temë është i parakohshëm.

“Duhet lënë Gjykatën Kushtetuese të merret me këtë çështje”, tha ai.

“Pasi të vendoset në Gjykatën Kushtetues, ajo do ta trasojë edhe rrugën se si do të vazhdohet nga aspekti i kushtetutshmërisë”, tha Bajrami në RTK.

Sipas tij, duhet vendosur në mënyrë meritore e të shikohet vendimmarrja, e në rast se është konstatuar ndonjë shkelje, atëherë kushtetuesja e ka të drejtën të vendos rrugën që duhet ndjekur.

I pyetur se në rast se kushtetuesja do të vendos se presidentja ka shkelur Kushtetutën, si do të veprohet më tej, Bajrami tha se tani flitet me mendim paragjykues.

“Por në rast se kërkesa e deputetëve eventualisht aprovohet dhe thuhet e është bërë shkelje e Kushtetues, atëherë gjykata do të trasojë rrugën dhe efektet e atij vendimi”, u shpreh ai.

“Në rast se votat e këtyre dy deputetëve kanë qenë të pavlefshme, atëherë procesi kthehet në pikën zero të votimit të deputetëve”, tha profesor Bajrami, duke shpjeguar më pas edhe procedurën e votimit.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese do ta analizojë dhe pranojë kërkesa e tilla dhe në këtë rast është bërë shpenzimi i mjeteve juridike, atëherë Kushtetuesja do ta vendos me meritë vendimin e saj.

Në rast se konstaton se këtyre dy personave u janë shkelur të drejtat, atëherë gjykata do të kthejë situatën në fillim.

Komento: