Arteta merr vendim të papritur për Xhakën

19:09 | 28 Dhjetor 2019

Trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta raportohet se nuk është i përgatitur aktualisht të lejojë shitjen e Granit Xhaka.

Agjenti i mesfushorit ka pohuar se 27-vjeçari tashmë ka rënë dakord me kushtet për t’u bashkuar me Hertha Berlin gjatë afatit kalimtar të janarit,përcjell ORAinfo.

Arteta besohet se i ka thënë Xhakës se është i lirë të largohet nga klubi muajin tjetër, por sipas The Sun, kryesuesi i ri i klubit aktualisht po bllokon një shitje.

Raporti pohon se Spanjolli ende po vlerëson skuadrën që ai trashëgoi nga Unai Emery dhe nuk po planifikon ndonjë dalje gjatë kësaj faze të mandatit të tij./ORAinfo/

Komento: