As Atdheu e as Andi, ky është banori që ishte në lidhje me dy bukuroshet e BBV Kosova!

12:27 | 31 Mars 2023

Andi dhe Atdheu filluan në lidhje brenda shtëpisë së BBV Kosova. Andi u lidh me Gresën, ndërsa Atdheu me Xhulin.

Mirëpo lehtë nuk e kish pas lënë edhe Blasta.

Ky i fundit ka zbuluar se ka qenë në lidhje me dy ish-banorët e big Brother Vip Kosova.

Kjo u bë e ditur pasi Melisa dhe Mbresa prishën miqësinë e tyre të krijuar brenda shtëpisë.

E ‘mollë sherri’ duket se është bërë Blasta, përcjell ORAinfo.

Pasi u bë publik lajmi që dy shoqet e ngushta nuk flasin më dhe nuk ndiqen nga njëra-tjetra, Blasta dje kërkoi “falje” duke ngritur pikëpyetje se mos ka të bëjë diçka në këtë mes.

E versionin e tij e ka dhënë më gjerësisht këto ditë.

Përmes Instagramit, Blasta ka pretenduar që me të dyja vajzat ka pasur raporte të shkurtëra, me Mbresën përpara Big-ut kurse me Melisën me të mbaruar aventura televizive.

“E vërteta qëndron kështu. Unë me Mbresën e kemi pasur kohë para Big Brother-it një lidhje të shkurtër, nëse mund t’i themi kështu. Të ngjashme e kam pasur me Melisën pas Big Brother. Kur kemi dalë jashtë, Melisës i kam treguar që kemi pasur një lidhje me Mbresën më herët. Arsyeja përse nuk ia kam përmendur në Big Brother është sepse nuk kam pasur dëshirë të ndikoj në lojë dhe nuk është krenari. A jam molla e sherrit apo jo? Nuk e di. A mundem me qenë njëra nga arsyet. Ndoshta. Këtë duhet ta sqarojnë ato”, është shprehur Blasta.

Mbi pretendimet e tij deri me tani nuk ka pasur asnjë reagim nga dy vajzat, Mbresa dhe Melisa. /ORAinfo/

Komento: