As Konjufca nuk ia dorëzon detyrën Meliza Haradinajt

12:14 | 05 Qershor 2020

Glauk Konjufca nuk ia dorëzon detyrën Meliza Haradinajt.

As Glauk Konjufca nuk ka bërë përjashtim në mesin e ministrave të Lëvizjes Vetëvendosje që nuk ia dorëzuan detyrën pasardhësit në ministrinë që ata e kanë drejtuar deri tani.

Meliza Haradinaj-Stublla e ka pranuar detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme nga sekretari i kësaj ministrie.

Para se ta marrë detyrën e kryediplomates kosovare, Haradinaj-Stublla ka bërë homazhe te Memoriali “Heroinat” nga ku u zotua se të vërtetën e Kosovës do ta thotë zëshëm në botë, ashtu siç do të kërkoj drejtësi për plagët e luftës.

Komento: