As të Milan, as të Inter, Luka Modriç përfundon atje ku nuk e priste askush!

14:43 | 04 Shkurt 2020

Luka Modriç është duke i kaluar momentet e fundit me Real Madridin.

Ky do të jetë sezoni i fundit i Luka Modriçit te Real Madrid dhe me shumë mundësi edhe në futbollin europian.

Mesfushori kroat pritet të transferohet në atë që është kthyer në “parajsën” e futbollistëve në limitet e karrierës së tyre.

Bëhet fjalë për kampionatin amerikan të futbollit. Lajmi bëhet I ditur nga e përditshmja madrilene “Marca”.

Sipas saj, Modriç kërkohet nga Inter Miami, skuadra në pronësi të shokut të tij David Beckham dhe që këtë vit do të debutojë në MLS.

Duke qëndruar në atë që raporton gazeta spanjolle, kroati ka marrë një ofertë që nuk mund të refuzohet. Klubi amerikan është gati ta paguajë atë sa dyfishi i asaj që fiton aktualisht te Real Madridi. Luka Modriç ka pranuar të transferohet përtej Oqeanit.

Kjo duket edhe zgjidhja më e mirë për futbollistin që do të mbushë 35 vjeç. Me këtë vendim të mesfushorit që pritet të zyrtarizohet në fund të sezonit shuhen përfundimisht edhe shpresat e skuadrave europiane që prisnin të merrnin shërbimet e tij.

Komento: