Asamblisti i PDK-së jep dorëheqje pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e Podujevës

20:26 | 12 Dhjetor 2020

Asamblisti i PDK-së jep dorëheqje.

Asamblisti i PDK-së, Pajtim Hodolli ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në këtë parti.

Deri tek ky vendim, Hodolli thotë se ka ardhur pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 29 nëntorit për kryetar të komunës së Podujevës.

Postimi i plotë:

LETËR DORËHEQJEJE!

Të nderuar aktivistë të PDK-së, mbështetës dhe votues të mi dhe të PDK-së në Podujevë,

Ju lutem pranoni këtë letër si njoftim për dorëheqjen time të prevokueshme nga të gjitha pozitat që mbaj në Partinë Demokratike të Kosovës, Dega në Podujevë, si kryetar i nëndegës së PDK-së Llapashticë, si anëtar i kryesisë së Degës në Podujevë dhe si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Degës.

Dorëheqja ime vjen si marrje e përgjegjësisë politike dhe obligim moral ndaj votuesve të mi dhe të PDK-së në Podujevë, pas rezultatit të dobët që PDK pati në zgjedhjet e fundit për Kryetar të Komunës më 29.11.2020.

Kam vendosur të largohem pas momenteve reflektuese dhe thirrjeve për drejtuesit e PDK-së, që të marrin pergjegjësi politike dhe t’i hapin rrugë një reforme përmbajtësore, që ta bindë qytetarin se PDK-ja po ndryshon dhe se është e gatshme të marrë përgjegjësi. Ndonëse, nëndega e Llapashticës së Epërme që unë kam drejtuar ka ruajtur elektoratin që ka pasur dhe në raport me nëndegët tjera qëndron më mirë, prapë nuk është e mjaftueshme. Votuesit tanë kanë merituar një angazhim më të madh dhe një rezultat më të mirë.

Arsyet e tjera që më bëjnë të marr këtë vendim për dorehëqje janë të shumta dhe ka ardhur një moment që dikush duhet të fillojë të reflektojë.

Rënia e vazhdueshme në vota e PDK-së në Podujevë dhe mungesa e përgjegjësisë politike nga drejtuesit e degës (Kryetarit dhe Kryesisë),
humbjet e njëpasnjëshme në secilën palë zgjedhjeje dhe asnjë reflektim për të marrë përgjegjësi politike. Të fuqishmit e PDK-së, me pozita në Degë dhe jashtë saj, kanë trajtuar dhe vazhdojnë ta trajtojnë PDK-në, në Podujevë, si mundësi biznesi dhe për rehatim të familjarëve të tyre në puna dhe pozita, duke përdorur votat e aktivistëve për interesa krejt përsonale.

Puna dhe aktiviteti i aktivistëve të palodhshëm nuk shpërblehet dhe atyre nuk u jepet mundësia për të depërtuar në pozitat që kërkojnë profesionalizëm dhe angazhim në shërbim të qytetarit. Me përfundimin e zgjedhjeve nuk duken në Podujevë deri në zgjedhjet e radhës për të qenë afër qytetarët. Vijnë vetëm për t’i shfrytëzuar për vota.
Grupi i asambleistëve asnjëherë nuk është mbështetur nga kryesia e Degës së PDK-së, prandaj një sjellje e tillë ka sjellur edhe rezultatin e fundit në zgjedhje.

Në strukturat e PDK-së dhe mbështetësit e saj ka shumë djem e vajza të reja të shkolluar/a, aktiv/e dhe me përvojë të mirë nga fusha të ndryshme, por deri më tani nuk u ka dhënë hapsirë për t’u bërë pjesë me përgjegjësi politike brenda strukture. Kjo është e papranueshme dhe e pafalshme.

Duke qenë asamblesit i zgjedhur nga votat e mbështetësve të mi dhe të PDK-së, unë do të vazhdoj punën si asambleist aktiv dhe në mbrojtje të interesave qytetare dhe do ta dërgoj në vend përgjegjesinë dhe besimin që më keni dhënë me votat tuaja.
Unë perulem para çdo votuesi dhe mbështetësi që ka rrugëtuar bashkë me mua dhe e falënderoj secilin prej tyre. Shpresoj që kjo dorëheqje imja të trokasë në ndërgjegjen e secilit që ka përgjegjësi për këtë rezultat zgjedhor dhe të hapin rrugë për një reformë të thellë duke dhënë dorehëqje dhe duke u dhënë hapësirë të tjerëve ta bëjnë ndryshimin e duhur!

Komento: