Asfaltohet rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë

21:41 | 24 Gusht 2021

Ka nisur të asfaltohet rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Kështu është bërë të ditur nga “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, të cilët kanë publikuar fotografitë në të cilat shihet asfaltimi.

“24 gushti do te mbahet si dit feste per rrugen “Muharrem Fejza”. Urime”, thuhet në postimin e tyre.

Punimet në këtë rrugë kanë nisur që nga data 28 prill, e që ishte planifikuar të përfundonin më 13 gusht.

Për t’u intensifikuar punimet, banorët e kësaj lagje kishin protestuar më 10 gusht, e po ashtu kishin paralajmëruar padi ndaj Komunës për moskryerje të punimeve.

Komento: