Asgjë nuk mund ta ndalë më Gareth Balen te Real Madridi

09:18 | 07 Nëntor 2021

Gareth Bale dhe Real Madrid, numërimi mbrapsht për ndarjen e madhe ka filluar.

Kanë mbetur edhe një muaj e gjysmë që marrëdhënia mes Gareth Bale dhe Real Madridit të mbyllet, pasi kontrata e uellsianit skadon më 30 qershor.

Bale iu bashkua Los Blancos në vitin 2013, dhe aventura e tij me gjigantët e La Ligas ka kaluar nëpër disa ulje-ngritje, duke përfshirë momente spektakolare të futbollit dhe incidente të diskutueshme.

Reprezentuesi i Uellsit është konsideruar gjithmonë nga klubi si një nga lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në Real Madrid.

Por është fundi i rrugës për Bale dhe Los Blancos. Ish-sulmuesi i Tottenham Hotspur do të ishte larguar nga klubi verën e kaluar, por nuk kishte asnjë skuadër që ishte e interesuar të merrte shërbimet e tij.

Carlo Ancelotti i ka qëndruar pranë Bale, i cili ka qenë në kulm të kritikave në vitet e fundit, dhe trajneri italian është i gatshëm t’i japë atij mundësi kur të jetë plotësisht në formë.

Bale mori një dëmtim që e ka lënë jashtë fushës që nga shtatori, menjëherë pas kthimit nga detyra me Kombëtaren e Uellsit.

Edhe pse ai nuk është rikthyer në aksion me Real Madridin që nga ajo goditje, anësori 32-vjeçar është ftuar nga Uellsi për ndeshjet e muajit nëntor.

Mjekët e ekipit kombëtar uellsian do të vlerësojnë nëse ai është mjaftueshëm i aftë për të luajtur kundër Bjellorusisë dhe Belgjikës.

Klubi është i vetëdijshëm se Bale ka një lidhje të veçantë me kombëtaren e Uellsit dhe nuk do t’i pengojë në rast se ai dëshiron të luajë.

Ata vetëm shpresojnë që ai të mos ketë një tjetër lëndim në këto ndeshje të nëntorit, pasi Ancelotti mbështetet tek ai dhe ai është i gatshëm t’i japë atij kohë për të luajtur.

Por edhe nëse shkëlqen në muajt në vijim, një është e sigurt, Real Madridi nuk do t’ia vazhdojë kontratën atij.

Komento: