Ashley Young zyrtarizohet të ekipi i ri

21:02 | 17 Qershor 2021

Mbrojtësi Ashley Young ka kompletuar rikthimin te Aston Villa.

Pasi fitoi trofeun e Scudettos me Interin, Young ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Villan.

Trajneri i Aston Villas është i lumtur me rikthimin e anglezit ngase beson se ka eksperiencën e mjaftueshme t’i ndihmojë bashkëlojtarëve.

“Ashkey sjell eksperiencë në nivelin e lartë nga klubi dhe Kombëtarja dhe sapo ka fituar kampionatin me Italinë”.

“Është lojtar që mund të luajë në disa pozita dhe e di se do bëjë vërtet impakt me ne këtë sezon”, tha ai.

Ndërkohë, thuhet se Young refuzoi rinovimin me Inter, vetëm që të rikthehet te ish skuadra.

Komento: