ASK-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen deri më 17 maj 2024

09:33 | 10 Maj 2024
ask-ja-u-ben-thirrje-te-gjithe-qytetareve-qe-te-regjistrohen-deri-me-17-maj-2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se kanë mbetur vetëm edhe shtatë ditë që të bëhet regjistrimi i popullsisë, duke lutur qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë obligim qytetarë dhe ligjorë, raporton Front Online.

“Kanë mbetur vetëm edhe 7 ditë deri te 17 maj 2024, kur përfundon Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024). Regjistrimi përveç se është obligim qytetar është edhe obligim ligjor. Luteni që ta shfrytëzoni këtë periudhë për t’u regjistruar”, thuhet në komunikatën e tyre.

Poashtu, ASK-ja sqaron qytetarët se ku mund të drejtohen për të kryer regjistrimin, në rast se nuk janë kontaktuar deri më tani:

Gjatë ditëve në vazhdim, Regjistruesi duhet t’ju kontaktojë për ta zhvilluar intervistën me Ju.

Nëse nuk jeni kontaktuar deri më tani (nuk keni informatë se kush është regjistruesi/ja në zonën tuaj) luteni të kontaktoni komunën tuaj ose ASK-në.
Në secilën komunë është ndarë një numër telefoni për kontakt tek: Regjistrimi i Popullsisë (ReKos) 2024 – Komunikimi me qytetarë, në linkun https://ask.rks-gov.net/ReKos/Announcements . ASK-ja u ka sugjeruar komunave që numrin kontaktues ta bëjnë publik për qytetarë.
Në rast se nuk merr ndonjë përgjigje nga komuna (pas disa tentimeve) qytetarët mund të kontaktojnë Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në:
Email: [email protected]
Tel: (+383) 038 200 31 129
Tel: (+383) 046 500 156 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 500 151 (REKOS2024)

ASK-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen deri më 17 maj 2024.
Për informata më të hollësishme rreth Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) vizitoni: https://ask.rks-gov.net/Rekos

Komento: