ASK: Në muajin mars, inflacioni ka arritur në 10 për qind

18:11 | 12 Prill 2022

Inflacioni në mars ka arritur në 10 për qind, thotë Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në muajin mars, inflacioni ka arritur në 10 për qind.

Kështu po thotë Agjencia e Statistikave të Kosovës, bazuar në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

Në raportin e publikuar më datë 12 prill thuhet se rritja e çmimit të energjisë arriti në 13 për qind.

Pas kësaj renditet gazi me 11.4 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore 11,3 për qind, pijet alkoolike me 5.9 për qind.

Derisa çmimet e veshjeve, sipas ASK-së, u rritën për 4.9 për qind.

Komento: