Askush nuk e do Hazardin

14:31 | 07 Nëntor 2021

Hazard prek fundin, tre gjigantë të Europës refuzojnë ta marrin.

Ylli i Real Madrid, Eden Hazard, i është ofruar katër klubeve.

Sipas ESPN, të katër klubet kanë refuzuar mundësinë për ta marrë blegun, i cili ka shumë vështirësi në Madrid.

30-vjeçari nuk ka respektuar pritshmërinë që kishte për të në momentin e transferimit te Real nga Chelsea për 100 milionë euro dy vite më parë.

Një nga arsyet e dështimit të belgut kanë qenë dëmtimet e pësuara. Vetëm 5 gola në 53 ndeshje për ish-yllin e Stamford Bridge.

Skuadrat e tjera që e kanë injoruar Hazard kanë qenë Bayern Munich, PSG dhe Newcastle.

Komento: