Edinson Cavani pritet të bëhet me ekip të ri.
Manchester Unitedit i është ofruar mundësia për ta marrë sulmuesin Edinson Cavani në formë transferimi të lirë gjatë afatit kalimtar të verës, sipas Manchester Evening News.
Kontrata e uruguaianit në PSG-së skadon në qershor, dhe PSG-ja s’është e gatshme të ndahet me sulmuesin në janar pa marrë ofertë prej 30 milionë eurosh, transmeton express.
Asnjë klub s’pritet të bëjë ofertë të tillë këtë muaj për 32-vjeçarin, pasi që e dinë se mund ta marrin atë falas këtë verë. Atletico Madridi kishte qenë skuadra e vetme që bëri ofertë zyrtare për Cavanin tani, por oferta e tyre ishte vetëm 10 milionë euro.
Cavani ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje të Ligue 1 këtë sezon, ndërsa ai mungoi në fitoren me rezultat 4:1 kundër Monacos shkaku i një lëndimi.
Mungesa e tij nuk u vërejt pasi që Kylian Mbappe shënoi dy herë, ndërsa edhe Neymari dhe Pablo Sarabia kontribuuan me nga një gol në Stade Louis II.
Pasi që sulmi i preferuar i trajnerit Tuchel përbëhet nga Neymari, Mbappe, Mauro Icardi dhe Angel di Maria – Cavani thuhet se e do largimin nga Parisi. Mirëpo, klubi dëshiron ta ketë deri në fund të sezonit dhe për këtë arsye preferon të bashkëpunojë me Manchester Unitedit, për t’ia dhënë Cavanin falas gjatë verës.