Asnjë i vdekur nga koronavirusi

15:06 | 29 Shtator 2020

Asnjë i vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një vizite tek “Shtëpia e të Moshuarve” në Prishtinë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të vdekjes.

“Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19 si dhe një shifër relativisht të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 670 teste, 54 kanë rezultuar pozitiv”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Postimi i plotë:

Secili ta zgjedhim mënyrën dhe stilin e jetës për një zemër të shëndoshë!

Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, së bashku mjekët kardiolog nga QKUK vizituam “Shtëpinë e të Moshuarve” në Prishtinë.

Gjatë bisedës me të moshuarit, sqarova se në vazhdimësi po përpiqemi të fuqizojmë kapacitetet tona të shëndetësisë, ngritjen e sasisë dhe cilësisë së shërbimeve, për të ofruar kontrolle dhe këshilla profesionale mjekësore për të gjithë.

Bërja e ekzaminimeve të rregullta mjekësore, ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik, mos përdorimi i duhanit janë, janë preventivat më të mira për shëndetin e zemrës.

Andaj edhe porosia ime është që çdo i ri apo i moshuar në mjediset që jeton dhe punon duhet të zgjedhë mënyrën dhe stilin e jetës për një zemër të shëndoshë, gjithnjë duke u përpjekur të reduktohet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe pasojat e tyre që janë shkaktari kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.

Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19 si dhe një shifër relativisht të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 670 teste, 54 kanë rezultuar pozitiv.

Edhe ne si e tërë bota në pandemi dhe rreziku nga virusi Covid-19, pashmangshëm të rinjtë, e sidomos të moshuarit duhet pasur kujdes të shtuar, duke respektuar masat që parandalojmë përhapjen e virusit, që janë: vendosja e maskës, ruajtja e distancës, higjiena.

Komento: