Asnjë pacientë me Covid-19 në QKUK

10:46 | 23 Prill 2022

Në QKUK s’ka asnjë pacientë me Covid-19.

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUYK nuk ka asnjë pacientë të shtrirë e që janë pozitiv me Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 2 pacientë me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 2 pacientë me Covid-19

Në kuadër të Spitalit të Gjakovës po trajtohen 2 pacientë me Covid-19, njëri nga ta nga Shqipëria, ndërkaq në QKUK nuk ka pacient të konfirmuar me Covid-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë post-Covid-19

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.

Komento: