Asnjë pacientë me koronavirus nuk është në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

09:12 | 30 Shtator 2020

Spitali i Pejës: Trajtohen 12 pacientë me COVID-19, asnjë në gjendje të rëndë.

Spitali i Pejës njofton se aty po trajtohen 12 pacientë me COVID-19.

Gjashtë nga ta janë në oksigjeno-terapi dhe asnjë pacientë nuk është në gjendje të rëndë, njofton Klan Kosova

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 169 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 2 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

195 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,039 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.

Gjendja me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është stabile. Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 6 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa aktualisht nuk ka asnjë pacientë në gjendje më të rëndë.

Komento: