Astriti mundohet të befasojë me një dhuratë, Rrushja ia refuzon në mes të emisionit

11:46 | 17 Prill 2022

Astriti i bën një dhuratë, Rrushja ia refuzon në mes të emisionit.

Pas debateve me njëri-tjetrin, Astriti u përpoq ta rregullonte marrëdhënien e tij me Rrushen.

Ai i habiti të gjithë me një surprizë romantike për Rrushen, duke i sjellë një këpucë të cilën e quajti “këpuca e Hirushes”.

Rrushja e vlerësoi përpjekjen e Astritit, mirëpo refuzoi ta pranonte dhuratën. Ajo u shpreh se për të, këpuca ka një domethënie të madhe, ndaj nuk e shihte ende veten aq gati për ta pranuar.

“Po e ndjej gati si unazë. Nuk jam ende për këpucën e “Hirushes”. Tani jam e zhgënjyer nga “Princi”. Duhet shumë kohë për t’i besuar Astritit. Shumë gjëra kanë ndodhur dhe përderisa e përsëriti dhe njëherë, ashtu si i bëri gjërat mes meje dhe Alesjas, si mosrespektim. Nuk mundem me dy surpriza, me tre surpriza, me i besu Astritit. Ende më duhet kohë t’i besoj, nuk kam ardhur deri në atë pikë.”

“Do të jem deri në fund të “Për’puthen” vetëm për ty.”- u shpreh Astriti pavarësisht refuzimiz të Rrushes.

Siç u pa gjatë surprizës edhe motra e Rrushes, Laureta, ishte “kundër” kësaj surprize duke iu drejtuar Astritit:

“Kush të mësoi të bësh dhuratë këpucë ty?”

Pas këpucës, Astriti kishte përgatitur edhe një surprizë tjetër, një kërcim me Rrushen, të cilin ajo e pranoi.

Komento: