“Atalanta, 2 motive për të mposhtur Milanin!”

19:12 | 17 Maj 2021

Shpresa në ndeshjen e fundit: 3 pikë! Milani e di mjaft mirë se si është gjendja dhe renditja. E di po aq mirë se Juventusi dhe Napoli do të bëjnë pikë të plota dhe se nuk mund të shpresohet në çudira si “Cagliari” dje…

Skuadra e Gian Piero Gasperini, e cila gjithashtu ka finalen e Coppa Italia kundër Juventusit për të luajtur në mesjavë, tashmë është kualifikuar në garën më të mirë të klubeve UEFA; megjithatë, nuk do të bëjë asnjë lloj “dhurate” për Stefano Pioli.

Kjo sepse është në vend të dytë në renditje dhe nuk dëshiron ta humbasë atë pozicion, pasi vetë trajneri e ka thënë se objektivi sivjet është të dalin pas Interit dhe të përmirësojnë renditjen e tyre ndër vite duke shënuar një rezultat historik.

Në Bergamo, Milani do ta gjejë Atalantën e pangopur, jo vetëm në aspekt sportiv por edhe ekonomik! Në fakt, ka ndryshim mes vendit të dytë dhe të katërt.

Bëhet fjalë për 5 mln euro më pak. Siç raportohet nga calcioefinanza.it, i dyti në renditjen e Serie A merr 19.4 milion euro nga shpërndarja e të drejtave televizive bazuar në pozicionin në kampionat, i treti shkon 16.8 dhe i katërti 14.2.

I pesti, i cili gjithsesi shkon në Europa League, është i kënaqur me 12.5 milion euro.

Siç përcaktohet nga ligji i Melandrit, të ardhurat nga të drejtat televizive në Itali shpërndahen si më poshtë: 50% në aksione të barabarta, 30% bazuar në rezultate sportive (nga të cilat 15% bazuar në vendosjen e sezonit aktual dhe 15% të tjera në rezultate historike ), 20% bazuar në zonën e jehonës (tifozët).

Atalanta ka një arsye ekonomike (pak më shumë se 5 milion) që të mos humbasë kundër Milanit dhe të mbajë vendin e dytë në kampionat.

Nëse kuqezinjtë do të fitonin në Bergamo, ata do të anashkalonin formacionin e Gasperini dhe do të merrnin pozicionin e dytë.

Komento: