Atdheu ka një kërkesë për Stresin: Mos e ofendo Xhulin dhe femrat në përgjithësi sepse nuk i ka hije

21:49 | 10 Shkurt 2023

Atdheu: I kërkoj Stresit që të mos e ofendojë Xhulin dhe femrat në përgjithësi sepse nuk i ka hije.

Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Atdheu gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit Prime, i ka dhënë një porosi Stresit.

Ai i ka kërkuar rep artistit që “të mos i ofendojë femrat në përgjithësi”.

“Ia kam kërkuar veç një gjë, që të mos i ofendojë femrat, jo vetëm Xhulin, por të gjitha. Ne kemi bërë shumë për nënat e tona, prandaj nuk i ka hije. Nëse e ka marrë Stresi me të keq, unë jam munduar për të mirë, për shoqërinë tonë”, ka thënë ai pos tjerash.

Komento: