“Atë që e desha unë, sot s’kam drejtë ta dua”, fillojnë shakat me Tean pas “martesës” së Luizi me Kiarën

09:43 | 02 Shkurt 2023

Mbrëmë Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë. Në një dasmë të sajuar në kontekstin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të kërkuar.

Por ajo çfarë ra në sy gjatë kësaj dasme është se “grupi Olta”, apo përkrahësit e Oltës po vazhdojnë të qëndrojnë larg vendit ku po këndohet e vallëzohet.

Tea e cila ka shfaqur pëlqim me Luizin u caktua të ishte motra e Kiaraës, por roli nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë. Teksa kishte biseduar me Nitën dhe Diolën në dhomën e gjumit, ajo u tregoi vajzave planin e saj për të shkuar në dasmë si dashnorja.

“Sapo më lindi një ide e keqe. Super skenë. Kemi dasmë sot apo jo? Të bëhem unë dashnorja. Duan lojë, të bëj lojë edhe unë”, deklaroi Tea.

Në dasmë Tea u shfaq e veshur krejtësisht në të zeza, duke shkaktuar polemika se “po mban zi”, që Luizi tashmë “u martua”.

Ani pse Tea kishte marr pjesë në dasmë dhe vallëzonte së bashku me nusen (Kiarën), fansat e çiftit të BBVA kanë filluar me shaka ndaj Teas.

Së fundmi është publikuar një video në TikTok, ku shihen Tea dhe Kiara të buzëqeshura dhe duke kërcyer së bashku, por çka tërheqi vëmendje ishte kënga e njohur bashkangjitur videos, “Bini o ju tupana, Atë që e desha unë, sot s’kam drejtë ta dua.

Këngë kjo e kënduar nga Rovena Stefa – Dasma, e cila i kushtohet njëriut që e dashuron, por që martohet me një grua tjetër.

Komento: