Atë që e do Milani, po e transferon Atletico Madridi

17:21 | 19 Qershor 2021

35 milionë euro të paguara, Atletico Madrid prenoton yllin e Serie A.

Atletico Madrid siguron shërbimet e një prej lojtarëve më të spikatur në Serie A. Spanjollët kanë arritur marrëveshjes me Udinese për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese, Rodrigo De Paul.

Argjentinas, sipas Sky Sport, do të kryejë vizitat mjekësore pasi të përfundojë Copa America. Pasi të ndodhë diçka e tillë pritet që mesfushori të nënshkruajë me skuadrën e re dhe të luajë më pas në LaLiga.

De Paul po kërkohet edhe nga Milani, por kuqezinjtë nuk mund t’i plotësojnë kërkesat financiare klubit të Udinese. Marrëveshja e transferimit të mesfushorit kap shifrën e 35 milionë eurove.

Komento: