“Atij i ka humbur buzëqeshja”, rrëfimi i shokut për qëndrimin e Ronaldinhos në burg

12:16 | 29 Mars 2020

Ronaldihno po vazhdon të mbetet në burg.

Shoku i Ronaldinhos Nelson Cuevas ka ngritur alarmin për legjendën braziliane të futbollit.

Sipas tij ai nuk ndihet mirë dhe ka humbur buzëqeshjen.

“Ai është në një burg. Vend ku nuk ëshTë mësuar. Por, ai është i pafajshëm” ka thënë Cuevas.

“Ai nuk është i lumtur aspak. Sot, për shkak të situatës nëpër të cilën po kalon, ai ka humbur buzëqeshjen. Ai as nuk e di se ku është” ka shtuar ish anëtari i River Plate.

“Ronaldinho ka rënë në kurth, autoritetet e dinë se ai është i pafajshëm. Ai ka përdorur dokument real, me përmbajtje të rreme, ai është viktimë” ka thënë Cuevas.

Komento: