ATK-ja konfirmon bastisjen në dy klinika për transplantimin e flokëve në Prishtinë

11:40 | 22 Mars 2022

Mëngjesin e kësaj të marte në qendër të Prishtinës ka nisur një aksion i hetuesve tatimorë të Administratës Tatimore të Kosovës, aksion ky i asistuar nga Policia e Kosovës.

Aksioni i cili ka nisur në orën 09:00 në dy klinika për transplantimin e flokëve në Prishtinë, është duke vazhduar akoma.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa.

Ajo tha se kur të përfundojë do të japin informacione më të detajuar.

“Është një aksion i ATK-së më Policinë e Kosovës që po zhvillohet në dy lokacione të ndara në Prishtinë. Pasi të përfundojë aksioni do të japim informacione sepse është duke vazhduar dhe mund të ndikojë në proces”, deklaroi Bytyqi-Sefa.

Duhet theksuar se gjatë viteve të fundit trendi i mbjelljes së flokëve në Kosovë është rritur dukshëm.

Madje mbjellja e flokëve thuhet të ketë një kosto mjaftë të lartë.

Shpesh herë qytetarëve iu është dashur të paguajnë shuma të majme të parave në mënyrë që të kryejnë këtë proces të mbjelljes së flokëve.

E pronarët e këtyre klinikave në shumë raste dyshohet të mos kenë deklaruar fitimet që kanë pasur gjatë viteve nga ky proces.

Komento: