ATK-ja largon nga puna dy zyrtarë që nuk e respektuan orarin e punës

12:22 | 18 Gusht 2021

Nuk e respektuan orarin e punës, ATK-ja largon nga puna dy zyrtarë.

Administrata Tatimore e Kosovës i ka larguar dy zyrtarë nga puna pasi nuk e respektuan orarin e punës.

Sipas njoftimit, ndaj tyre janë shqiptuar tri masa disiplinore për mungesa të paarsyeshme në punë.

“ATK me datë 12 gusht 2021 ka marrë vendim për shqiptimin e tri masave disiplinore ndaj tre zyrtarëve të ATK-së Masat disiplinore janë shqiptuar në mungesa të paarsyeshme në punë mbi pesë (5) ditë.

Lidhur me shkeljet e rënda të konstatuar nga Komisioni Disiplinorë, dy zyrtarëve ju është shqiptuar masa disiplinore largimi nga Shërbimi Civil në përputhje me nenin 47, paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 06/114 për Zyrtarë Publikë. Ndërsa, zyrtarit tjetër ju është shqiptuar masa disiplinore për shkelje të rënda, ndalim i ngritjes në detyrë në përputhje me nenin 47, paragrafin 1, nën paragrafin 1.3 të ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik”, thuhet më tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Pas verifikimit të të gjitha fakteve dhe shterjes së të gjitha procedurave ligjore, Komisioni Disiplinorë në ATK me datë 12 gusht 2021 ka marrë vendim për shqiptimin e tri masave disiplinore ndaj tre zyrtarëve të ATK-së Masat disiplinore janë shqiptuar në mungesa të paarsyeshme në punë mbi pesë (5) ditë.

Lidhur me shkeljet e rënda të konstatuar nga Komisioni Disiplinorë, dy zyrtarëve ju është shqiptuar masa disiplinore largimi nga Shërbimi Civil në përputhje me nenin 47, paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 06/114 për Zyrtarë Publikë. Ndërsa, zyrtarit tjetër ju është shqiptuar masa disiplinore për shkelje të rënda, ndalim i ngritjes në detyrë në përputhje me nenin 47, paragrafin 1, nën paragrafin 1.3 të ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik.

ATK është e zotuar për zero toleranca ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa llogaridhënia dhe transparenca mbesin synimet tona për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucionit të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ftojmë qytetarët që për çfarëdo dyshimi që kanë tek zyrtarët e Administratës Tatimore t’i paraqesin në linjën pa pagës 0800-80-800 sepse vetëm në këtë mënyrë ATK do të arrij të ruaj dhe përmirësoj integritetin e saj.

Komento: