ATK-ja njofton se ka mbledhur mbi 177 milionë euro të hyra për tre muaj

14:36 | 02 Prill 2022

Administrata Tatimore e Kosovës po vazhdon me trendin rritës të mbledhjes së të hyrave për tremujorin e parë të këtij viti, ku janë realizuar 177.7 milionë euro të hyra, të cilat në krahasim me planin tejkalohen pritshmëritë për 23.2 milionë euro apo 15.1 % më shumë.

Sipas ATK-së rritje e konsiderueshme është shënuar edhe nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit te kaluar, ku janë inkasuar 42.9 milion euro apo 31.9% më shumë.

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ndikues në rritjen e nivelit të të hyrave janë shumë indikator si rritja e kontrollit të brendshëm, trajtimi i borxheve sipas reformës, intensifikimi i aktiviteteve në teren, si dhe shtrirja e projekteve të cila kanë dhënë efektin e tyre në performancen e të hyrave tatimore.

Sipas ATK-së kjo rritje ka ardhur edhe duke u bazuar në Planit Strategjikë 2022-2026, i cili ‘vë thekësin në tri qëllime strategjike, për të siguruar që ATK mund të realizoj përmirësim të qëndrueshëm për mbledhjen e të hyrave, për përmbushjen e objektivave fiskale të Qeverisë, për modernizimin e ATK-së në sistemin e procedurave tatimore, si dhe shërbimeve për tatimpagueseve.

Komento: