ATK me tri shërbime të reja elektronike

09:07 | 13 Dhjetor 2023
atk-me-tri-sherbime-te-reja-elektronike

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), e mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, sot do të bëjë lansimin e tri shërbime të reja elektronike të Administratës Tatimore të Kosovës.

Sipas një njoftimi të ATK-së, këto tri shërbime elektronike do të ndihmojnë tatimpaguesit të përmirësojnë të kuptuarit e përmbushjes tatimore, të bëjnë vlerësim të obligimeve tatimore, si dhe të raportojnë evazionin dhe parregullsitë tatimore në mënyrë elektronike.

Në këtë event të ftuar janë përfaqësues nga institucionet e vendit, përfaqësues nga sektori privat, shoqëria civile, si dhe partneret e përhershëm./Front Online

Komento: