ATK ndërmerr aksion në 18 biznese, inkasohen mijëra euro

16:28 | 24 Mars 2022

ATK me aksion në 18 biznese, inkasohen mijëra euro.

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në Prishtinë në 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milion euro.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për medie, ATK përmes procedurave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820,101 euro, ndërsa siç shkruhet pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste.

“Ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha proceduarave paraprake për mbledhjen e borxhit dhe thirrjes së vazhdueshme të këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore”, njofton ATK-ja.

Tutje ATK shkruan se aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore.

Postimi i plotë nga ATK-ja:

ATK me masa të sforcuara ndaj tatimpaguesve borxhlinj

Administratës Tatimore të Kosovës-Departamenti për Mbledhjen e Borxheve, gjatë ditës së sotme ka ndërmarr aksion tek 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milion euro, ku përmes proceduarave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820,101 euro, ndërsa pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste.

Ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha proceduarave paraprake për mbledhjen e borxhit dhe thirrjes së vazhdueshme të këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore.

Aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore.

ATK, ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë dhe saktë obligimet tatimore në mënyrë që të mos bëhen objekt i aksioneve të tilla. Synimi kryesor i ATK-së është përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore nga tatimpaguesit.

Komento: