Atletico Madrid cakton çmimin për shitjen e yllit të skuadrës

17:17 | 23 Korrik 2020

Atletico Madrid tashmë ka caktuar çmimin për shitjen e yllit të skuadrës.

Skuadra ka caktuar çmimin për shitjen e portierit Jan Oblak.

Atletico do të kërkojë klauzolën e plotë prej 120 milionë euro për shitjen e portierit Jan Oblak.

Tabloidi britanik Daily Mail ka bërë të ditur se Manchester United dhe rivali Chelsea kanë shfaqur interesim për transferimin e portierit.

Mirëpo, Atletico Madrid nuk do ta lejojë lehtë largimin e tij.

Klubi nga La Liga nuk do të pranojë asnjë ofertë me vlerë më të vogël se klauzola e plotë në kontratën e tij për shitjen e Oblak, gjatë afatit kalimtar të verës.

Komento: