Atletico Madrid ia ka vënë syrin yllit të Real Madridit

17:53 | 12 Maj 2020

Duket se skuadra e Real Madridit ia ka vënë syrin lojtarit të Real Madridit.

“Los Colchoneros” janë të vendosur për ta transferuar gjatë verës futbollistin e Real Madridit, të cilin e duan edhe në Premierligë

Atletico Madridi është i vendosur për ta transferuar gjatë verës që vjen futbollistin e Real Madridit, James Rodriguez.

E përditshmja spanjolle “AS” shkruan se “Los Colchoneros” kanë gjasa 80 për qind për ta transferuar yllin kolumbian nëse vendos ta shesë atë Reali.

Përfaqësuesi kolumbian pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” pas përfundimit të këtij sezoni.

Dhe, atij mund të mos i duhet ta ndërrojë edhe qytetin pasi mund t’i bashkohet ekipit të Diego Simeones.

Interesim për ish-futbollistin e Portos, Monacos e Bayern Munichut kanë shfaqur edhe klubet angleze.

Komento: