Atletico Madrid mposht Liverpoolin, kalon në çerekfinale

23:42 | 11 Mars 2020

Atletico Madrid ka mposhtur Liverpoolin, duke kaluar kështu në çerekfinale.

Liverpool është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga Atletico Madrid në fushën e vet në Anfield. Ishin shtesat që përcaktuan këtë ndeshje e ku kyç për eliminimin e Liverpool ishte portieri rezervë i këtij ekipi, i cili bëri gabim të pafalshëm në golin e parë të Atleticos.

Liverpool është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga skuadra spanjolle Atletico Madrid.

120 minuta lojë dhe spektakël e ku skuadër shumë më e mirë ishte Liverpool por që fati nuk ishte në dorën e skuadrës së Jurgen Klopp.

Pjesa e parë nisi më mirë për Liverpool dhe ata arrinë që ti barazojnë shifrat nga ndeshja e parë ku Atletico kishte fituar në Ëanda Metropolitano me rezultat 1-0.

Wijnaldum do të shënonte në ndeshjen e kthimit në minutën e 43-të të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Liverpool pati shumë më shumë shanse por që Salah, Mane por edhe Firmino nuk arritën që ti konkretizojnë.

Pas 90 minuta lojë nuk kishte gol dhe ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Pjesa e parë e shtesave ishte spektakulare por vendimtare për këtë ndeshje.

Fillimisht ishte Liverpool që do të shënonte golin e dytë në minutën e 94-të te ndeshjes.

Firmino do të shënonte, por Atletico do të reagonte pas tre minutave.

Por, Marcos Llorente nuk do të mund të shënonte golin e parë poqëse portieri rezervë i Liverpool, Adrien mos të bënte një gabim trashanik. Ai do të pasonte te sulmuesi kundërshtar Llorente dhe ky i fundit do ta shfrytëzonte këtë mundësi për të shënuar në minutën e 97-të.

Liverpool kthehet në sulm për të synuar golin e tretë që do ia siguronte çerekfinalen por që kjo bën të lërë shumë hapësira pas.

Këtë e shfrytëzojnë përsëri Atletico dhe Llorente do të gjendej në një pozitë të mirë për të shënuar gol në minutën e 105-të. Edhe në këtë gol reagimi i portierit të Liverpool ishte qesharak.

Në pjesën e dytë të shtesave përsëri ishte Liverpool që sulmonte por që pa konkretizim.

Krejt në fund të kësaj të ndeshjes do të shënonte Alvaro Morata në minutën e 120-të për ta fituar tërë këtë ndeshje.

Komento: