Atletico Madrid po e ‘rrëmben’ Icardin? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Atletico Madrid po e ‘rrëmben’ Icardin?

22:19 | 17 Prill 2020

Atletico Madrid po e do në skuadër Icardin.

Skuadra nga Madridi është duke kërkuar një lojtar për fazën e sulmit qysh nga merkatoja e janarit, dhe një lëvizje të tillë pritet ta finalizojnë gjatë verës.

Me Diego Costa që po shkon drejt fundit të karrierës së tij, Diego Simeone po synon që të afrojë një sulues tjetër në ‘Ëanda Metropolitano’.

‘Tuttosport’ raporton se Simeone ka qenë në kontakt me agjenten e Icardi, Ëanda Nara.

Argjentinasi pëlqehet shumë nga trajenri i Atleti dhe mund të përfundojë në La Liga, gjatë merkatos së verës.

Icardi lidhet edhe me kalimin e mundshëm te Juventus, por duket se do të jetë garë e madhe për lojtarin.

Komento: