Atletico rimerr kreun e tabelës, mposht Alavesin

18:14 | 03 Janar 2021

Atletico në frymën e fundit mposht Alavesin dhe rimerr kreun e La Liga-s.

Atletico Madridi ka siguruar fitoren në fund në ndeshjen kundër Alavesit, e vlefshme për xhiron e 17-të të La Liga-s.

Skuadra spanjolle ia doli të fitoi me rezultat të ngushtë 1- 2, shkruan lajmi.

Marcos Llorente zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Suarezit (41′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Gjatë 45-minutëshit të dytë, vendasit mbeten me 10 lojtarë në fushë, meqenëse Laguardia u ndëshkua me të kuq.

Por, Alaves nuk u dorëzua dhe barazuan shifrat kur Felipe shënoi autogol dhe derisa pritej fishkëllima e gjyqtarit, në skenë doli Luis Suarez që i dha fitoren “Los Rijobalncos” (90′).

Me këtë fitore, Atletico përsëri rimerr kreun e tabelës me 38 pikë, derisa Alaves renditë në pozitën e 13-të me 18 sosh.

Komento: