Atletico shpëton në fund nga barazimi, mposht Elches

18:15 | 01 Maj 2021

Atletico Madrid shpëton në fund nga barazimi, triumfon ndaj Elches

Atletico Madrid ka mposhtur skuadrën e Elches në kuadër të xhiros së 34-të të La Ligas.

“Los Colchoneros” po vijnë nga një seri negative e rezultateve, që i kanë dhënë rastin Barcelonës dhe Real Madridit për të ngushtuar dallimin në tabelë në vetëm dy pikë, shkruan lajmi.net.

Por, këtë herë, ata nuk gabuan dhe e përfunduan “detyrën e tyre”.

Suarez realizoi në min 16’ por që goli u anulua nga sistemi VAR, shkaku i pozitës jashtë loje.

Pas disa minutash, ishte Marcos Llorente i cli shënoi në min 23’.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të “Los Colchoneros”.

Por, në min 90′ u akordua penalti për Elchen, të cilën e humbi lojtari, Fidel.

Goli i Llorentes ishte i mjaftueshëm për të marrë tre pikë nga ky duel, tani Atletico qëndron në vendin e parë me 76 pikë, pesë më shumë se Reali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Rezultati përfundimtar, Elche 0-1 Atletico Madrid.

Komento: