Aubameyang tregon pse vazhdoi kontratën Arsenal

22:10 | 24 Shtator 2020

Aubameyang së fundi ka rinovuar kontratën me Arsenal.

Pierre Emerick Aubameyang ka folur lidhur me rinovimin e kontratës me Arsenal.

Lojtari më i mirë i sezoneve të fundit te ‘Gunners’, Aubameyang, së fundmi nënshkroi rinovimin me Arsenal.

Sulmuesi i londinezëve ka treguar së fundmi se cilat ishin arsyet që e kanë shtyrë atë për të marrë këtë hap në karrierën e tij.

“Dy gjëra më shtynë për qëndrimin tek Arsenal. E para; Mikel Arteta, sepse që kur ai erdhi, ai solli pozitivitet dhe filozofi të re për ne”, ka thënë Auba.

“Kjo ishte arsyeja primare, por edhe dashuria që marrë nga tifozët dhe gjithë klubit”, shtoi gabonezi.

Auba vazhdon të jetë lojtari kryesor në planet e Mikel Arteta, edhe në sezonin e ri.

Komento: