Autobusi i djegur në Prishtinë, policia jep detaje

19:30 | 27 Mars 2022

Sot një autobus është kapluar nga flakët.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për autobusin e djegur sot në Veternik të Prishtinës.

Në disa pamje të dërguara në Gazetën Express vërehen shtëllunga të mëdha tymi që u panë nga e gjithë zona përreth. Zjarri më vonë u shua nga zjarrfikësit, ndërkohë që Policia ka dhënë detaje për Gazetën Express.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus”, ka thënë Flora Ahmetaj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo konfirmoi se asnjë person nuk është lënduar nga zjarri që kaploi autobusin.

“Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, shtoi tutje ajo për Gazetën Express.

Ndryshe, Brigada e Zjarrfikësve e Prishtinës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme ka pasur 30 thirrje për shuarjen e zjarreve të ndryshme.

Komento: