Autobusi ku dyshohet se mbeten të vdekur 10 persona është i kësaj kompanie nga Kosova

10:08 | 25 Korrik 2021

Aksidentohet autobusi nga Kosova në Kroaci, dyshohet për 10 të vdekur.

Të paktën 10 persona raportohet të jenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.Gazeta kroate Jutarnji.hr njofton se po ashtu janë lënduar edhe 30 të tjerë.

Sipas kësaj gazete autobusi i aksidentuar është me tabela të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.

Mësohet se autobusi qe u aksidentua është i kompanisë ‘Deva Turs’ nga Kosova. /ORAinfo/

Komento: