Avdija: Krerët e shtetit e shkelën Ligjin

17:26 | 10 Tetor 2023
avdija:-kreret-e-shtetit-e-shkelen-ligjin


Lidhur me këtë për Front Online, ka folur eksperti i protokollit Tomor Avdija.

Ai, ka thënë se kjo nuk është hera e parë kur Kosova mbetet pa tre krerët e saj.

Sipas tij, ky është një model i keq dhe duhet të ndalohet.

“Nuk është hera e parë që ndodhë kjo, kjo po përsëritet që nga Qeveria e parë prej vitit 2007 deri të këto të gjitha e kanë shkelë dhe jo njëherë po disa herë. Kjo normal që ndikon negativisht, por këtë e kanë rrugë secila qeveri dhe kjo është model i keq, edhe ata që e kanë bërë të parët, edhe këta që e kanë bërë tani. Kjo, duhet të ndalohet sepse rregullat duhet të zbatohen njësoj, si nga qeveria e parë ajo e vitit 2007 e deri tani që është qeveria Kurti. Janë raste të përsëritura dhe të njëjtat lënë pasoja”, ka deklaruar Avdija për Front Online.

Ai, bën thirrje që situata të tilla të mos përsëriten, sidomos në këtë kohë për shkak të situatës së ndjeshme që është në Kosovë.

“Pra, po them edhe njëherë duhet të mos përsëriten dhe të kenë kujdes sidomos tash për shkak të situatës së ndjeshme që është në vend. Ligji pra e thotë se krerët e shtetit duhet të koordinohen dhe nuk dalin të dalin që të tret njëkohësisht”, ka shtuar ndër të tjera ai.

 

Komento: