Avdullah Hoti i zhgënjyer që duhej takim Kurti-Vuçiq për targat: Në vend që të dëgjoheshin amerikanët

17:14 | 21 Nëntor 2022

Hoti i zhgënjyer që duhej takim Kurti-Vuçiq për targat: Në vend që të dëgjoheshin amerikanët.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas takimit të pasuksesshëm në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Hoti ka shkruar në Facebook se Kosovës do t’i duhet që tani në vend të marrëveshjes finale, të negociojë me Serbinë për t’i zgjidhur problemet me targat, raporton Gazeta Express.

“Në vend që të dëgjohen këshillat e amerikanëve lidhur me vendimin për targat, negociohet me Serbinë në Bruksel!!! Në vend që t’iu lihet kjo punë në dorë amerikanëve dhe të ndiqen këshillat e tyre për të përmbyllur dialogun, krijohen tensione në teren pavarësisht se Kosova është në të drejtën e saj për të zbatuar ligjshmërinë. Tash duhet të negociohet në Bruksel për të zgjidhur problemet, e jo për të përmbyllur marrëveshjen”, shkroi Hoti.

“Kjo qasje nuk shpie askund. Edhe pse Kosova është në të drejtën e saj kur insiston në vendosjen e ligjshmërisë, kjo qasje na kthen prapa tek dialogu teknik për kthim të serbëve në institucione, tek dialogu për menaxhim të situatave, e jo dialog për marrëveshje finale për njohje reciproke. Kjo situatë i përshtatet Serbisë, jo neve”, ka shtuar ai.

Komento: