Avdullah Hoti me disa kolegë deputetë shkojnë në Uashington për Lutjet e Mëngjesit

10:12 | 30 Janar 2023

Hoti me disa kolegë deputetë shkojnë në Uashington për Lutjet e Mëngjesit.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me disa kolegë deputetë do të udhëtojnë për në Uashington të Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan.

Këtë njoftim e ka bërë vetë Hoti në llogarinë e tij në rrjetin social.

“Sot, me disa kolegë deputetë, udhëtoj për Uashington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan — një ngjarje vjetore që mbledh politikanë nga shumë vende të botës. Gjatë tri ditëve të qëndrimit në Uashington do të takoj kongresistë e senatorë dhe miq e mbështetës të Kosovës nga ShBA-ja dhe vende të ndryshme”.

Komento: