Avdullah Hoti thotë se Haradinaj e shkarkoi Rikallon për ta shpëtuar Qeverinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Avdullah Hoti thotë se Haradinaj e shkarkoi Rikallon për ta shpëtuar Qeverinë

10:37 | 02 Shkurt 2019

Nenad Rikalo nga sot më nuk është ministër në Qeverinë e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me vendimin e Kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo. Ai ka thënë se Haradinaj e shkarkoi Rikallon për ta shpëtuar Qeverinë

Hoti i ka kujtuar Haradinaj se shkarkimi i Rikalos ishte kërkuar edhe më herët për shkak të dhunës ndaj shqiptarëve gjatë luftës, por se atëherë Haradinaj nuk e shkarkoi pasi i rrezikohej Qeveria.

Derisa ka thënë se shkarkimi i tij tash vjen pasi Haradinaj ka gjetur një partner tjetër për ta mbajtur Qeverinë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Qytetaret e Dardanise kerkuan te shkarkohet Rikallo per dhunen ndaj shqiptareve gjate luftes. Haradinaj nuk e shkarkoi se i rrezikohej Qeveria.

Tash Rikallo nuk eshte i rendesishem, pasi Haradinaj e ka gjetur nje pertner tjeter. Per te mbajtur qeverine edhe disa dite, ai e shkarkoje ate.

Kjo eshte “politike” e “vendimeve te medha”.

Komento: