Avokati Gashi: Specialja nuk ka degë në Prishtinë, por ka në Beograd

23:38 | 29 Nëntor 2022

Tomë Gashi: Specialja nuk ka degë në Prishtinë, por ka në Beograd.

Avokati Tomë Gashi tha se Gjykata Speciale nuk ka degë në Prishtinë, por ka degë në Beograd.

Gashi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se nuk është çudi që Specialja pranon dokumente nga Serbia, pasi që kjo gjykatë ka degë në Beograd.

“Këta tonët kanë faj që e kanë formu Gjykatën Speciale, edhe kanë ditë që kanë me mujt marr dokumente prej kujtdo e edhe prej Serbisë. Në Beograd i kanë degët e tyre, e jo në Prishtinë”, tha ai.

Sipas tij, të paraburgosurit në Hagë, të paktën dikush prej tyre duhet të lirohet që të mbrohet në liri.

“Të gjithë këta janë dorëzu vullnetarisht, ndërsa asnjërin prej tyre nuk po i lejon me u mbrojë në liri”.

Komento: