Avokatja: Mediat suedeze raportuan se Naim Murseli punonte në njërën prej kompanive më të mëdha të sigurimeve

20:29 | 04 Dhjetor 2023

Avokatja kosovare nga Suedia, Arlinda Loncari, ka dhënë detaje nga ajo se çfarë ka gjetur dhe çfarë ka lexuar prej mediave suedeze lidhur me vrasjen e rëndë të Liridona Ademaj – Murseli.

Duke u bazuar në atë çfarë deklaroi Loncari, sipas mediave suedeze, Naim Murseli gjatë kohës që jetonte në Suedi, ishte i punësuar në një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve që quhet “Folksam”.

“Pothuajse çdo familje në Suedi ka sigurim, përfshirë edhe sigurimin e jetës. Sigurimi më i lartë i jetës në Suedi është rreth 8 milionë krona, pra afërsisht 850 mijë euro. Gjithashtu dua ta ceki se këtu në media është folur se i dyshuari, do të thotë bashkëshorti i viktimës punon në një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve këtu në Suedi, qe quhet “Floksam”, do të thotë ai punon sikur këshilltar sigurimesh”, u shpreh ajo.Reklama

Loncari shtoi në shtetin suedez, sigurimi më i lartë jetësor është rreth 8 milionë korona, që i bie rreth 850 mijë euro, para këto që nëse nuk do të zbardhej vrasja e Liridonës, do t’i merrte bashkëshorti dhe fëmijët.

“Në qoftë se nuk ish bërë domethënë zbardhja e fatit, në qoftë se domethënë nuk tregohet se kush e ka bërë këtë vrasje, në këtë rast do t’i merrte bashkëshorti i saj, bashkë me fëmijët. Po së pari i takojnë bashkëshortit, vrarët se si i ka shkruar ai. Në qoftë se ai ka shkruar se ai do t’i marrë të hollat, domethënë këto para, atëherë ai do t’i merrte”, tha Loncari për ATV.

Komento: